Maqedoni
Tetovë, alarm për bombë në gjykatë
12.04.2017 12:34
Në orët e hershme të mëngjesit persona të panjohur në zyret e avokates Natasha Janevska kanë ngjitur një letër...

Në orët e hershme të mëngjesit persona të panjohur në zyret e avokates Natasha Janevska kanë ngjitur një letër me njoftimin për bombë në Gjykatën e Tetovës.
Forca të mëdha policore menjëherë kanë arritur në gjykatën e Tetovës dhe brenda qytetit, por zyrtari policor kanë thënë se nuk ka vend për panik pasi ky informacion rezulton të jetë I rremë.
Ekipet policore nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë brenda gjykatës.
Ndërsa edhe përkundër këtij alarmi të punësuarit në Gjykatë nuk kanë braktisur godinën e gjykatës por kanë vazhduar me pun.
