Maqedoni

Analistët në “Argument”: Marrëveshje kundër retorikës anti-shqiptare

12.04.2017 13:04

Me stërzgjatjen e krizës politike, analistët shqiptarë hedhin opsione të ndryshme për daljen nga kriza politike...

Profesori universitar Isa Spahiu thotë se partitë politike do të duhet të heqin dorë nga deklarata dhe të dalin me një marrëveshje të re.
 
Ideja e tillë e plasuar në emisionin debativ "Argument" u kundërshtua ashpër nga profesori Alajdin Demiri i cili thotë se situata do të zhbllokohet vetëm me largimin nga skena politike të Veljanovskit dhe Ivanovit.
 
“Nuk është se duhet të tërhiqen nga kërkesat, por platformën e Tiranës ta heqin prej rendit të ditës. Ideja është që këto të vijnë me një marrëveshje tek e fundit brenda përbrenda partive shqiptare dhe sërsih të ulen për një marrëvesje të re tek e fundit dhe sërish të hyjnë në bisedime me LSDM-në. Unë kam idenë që vetëm të kalohet nga ky ngërç I madh politik”, shprehet profesori universitar Isa Spahiu.
 
“Tërheqja prej platformës është mohim i identitetit politik, I identitetit kombëtarë edhe I identitetit njerëzor. Pse të tërheqësh vetëdijen se nuk duhet të flitet shqip në Maqedoni? Pa e hequr Veljanovskin, pa krijuar qeveri të re, pa e suspenduar Ivanovin ti nuk ke demokraci në Maqedoni. Objektivi është jo të kërkosh demokraci, por këto ti zhdukish politikisht që të instalosh princip të demokracisë”, shprehet analisti Alajdin Demiri.
 
Analisti Albert Musliu thotë se shqiptarët janë vetëm justifikim i VMRO-së pasiqë ata i firkohen burgut.
 
Musliu propozon që partitë shqiptare ti kundërpërgjigjen retorikës antishqiptare me një marrëveshje të përbashkët, ndërkaq ti caktojnë edhe limitet Zaevit për të vepruar në përputhje me rekomandimet e faktorit ndërkomëbatrë.
 
“Gjithë këtë protestë e bëjnë në kurrizin tonë. Duhet të dalin subjektet politike shqiptare të thonë se asnjë subjekt politik me retorikë të këtillë nuk do të mund të bashkëpunoj me ne. Dhe të jenë më të qartë se këtu drita dhe errësira janë afruar shumë afër, t’ia vëndojnë vijën Zaevit se duhet të marrë hapin dhe se do ta përmbajnë plotësishtë. Subjektet tona politike nuk duhet të lëvizin majtas- djathtas por ato qëndrime të partnerëve tonë kombëtarë strategjik duhet tia vëndojnë në funksion edhe atij që udhëheq shumicën e re”, shprehet analisti Albert Musliu.
 
Zgjedhjet e reja sipas analistëve nuk janë zgjidhje, përpos fomimit të qeverisë së re, e cila sipas gjitha analizave vështirë të formohet.
 
Analistët nuk përjashtojnë mundësinë e formimit të qeverisë teknike për disa muaj me qëllim të zbutjes së nacionalizmit maqedonas të shpërndarë rrugëve dhe më pas zbutjen edhe të krimit ekonomik.
 
MERAL ISMAILI