Maqedoni

Namazi i parë i Xhumasë në xhaminë e Çairit

23.05.2014 17:24

Pas përurimit zyrtarë të xhamisë së Çairit, sot në këtë xhami u mbajt falja e parë e namazit të Xhumasë...

Pas përurimit zyrtarë të xhamisë së Çairit, sot në këtë xhami u mbajt falja e parë e namazit të Xhumasë.
 
Ligjëruesi i kësaj xhamie, i caktuar nga Bashkësia Islame e Maqedonisë, Sadush Tahiri, thotë se në këtë xhami do të përhapet paqja  dhe toleranca mes popujve, pasi është një mes i përzier dhe kërkon mirëkuptim nga të gjitha palët. Kjo xhami është ndërtuar me përkrahjen e BFI-së dhe ndërtimi i saj financiarisht është mbështetur nga dy banorë të kësaj Komune.
 
“Ne para së gjithash duam që të ndikojmë me ligjërata në përhapjen e mirëkuptimit dhe tolerancës  së ndërsjellë. Duam të hapim një perceptim të ri për islamin, i cili është paqe dhe mirëkuptim, në të njëjtën kohë bën thirrje që të rrihet larg urrejtjes dhe dhunës”, deklaroi ligjëruesi xhamisë, Sadush Tahiri.
 
Xhamia e re i plotëson të gjitha kushtet bashkëkohore, pasi që do të ketë më shumë ligjërues të të dy gjinive dhe do të ketë gjithashtu ligjërata shtesë përveç ditë së Xhumasë. 
 
MEMEDALI JUSUFI