Botë

Shpërthimi në Dijarbakir: Soylu, sulmi ndaj stacionit policor, sulm terrorist

12.04.2017 14:04

Shpërthimi vdekjeprurës në stacionin e policisë në qytetin juglindor Dijarbakir në Turqi, ishte sulm terrorist...

Lajmin e tha  ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu. Sipas tij,  sulmi ishte kryer nëpërmjet një tuneli nën stacion.

Nga shpërthimi i djeshëm humbën jetën tre persona, ndërsa dhjetëra të tjerë po marrin trajtim në spital.

Ministri i Brendshëm nuk tha se cili ishte i dyshuar për sulmin, por agjencia private e lajmeve DHA tha se të paktën pesë persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen.

Shpërthimi që u dëgjua në disa lagje të qytetit, i ka shtuar shqetësimet e sigurisë vetëm disa ditë para referendumit, me të cilin pritet të shtohen autorizimet e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.