Maqedoni

“Der Standard”: PSP, revolucion në Ballkan

12.04.2017 14:33

Prokuroria Speciale ka hetuar deri tani rreth 45% të regjistrimeve “audio”, në të ashtuquajturat “Bomba të opozitës” dhe juristët e PSP-së...

Prokuroria Speciale ka hetuar deri tani rreth 45% të regjistrimeve “audio”, në të ashtuquajturat “Bomba të opozitës” dhe juristët e PSP-së po punojnë me dinamikë të përshpejtuar për të verifikuar nëse ka argumente për shkelje ligjore. 
 
E  përditshmja austriake “Der Standard” thotë se, nga zbardhja e një pjese të transkriptimeve nga protokolli i përgjimeve në Maqedoni, ka dalë në dritë biseda “audio” ku krerë të lartë të VMRO-së dhe ekzekutivit, kërcënojnë shqiptarët dhe ata që votojnë kundër partisë në pushtet. Gazeta vlerëson se publikimi i përgjimeve të paligjshme jo vetëm që paraqesin skandal të madh, por sollën themelimin e kësaj prokurorie. 
 
Der Standard shkruan se “PSP-ja për shumkë është një ankth i materailizuar në shtetin ballkanik ku në dhjetë vitet e qeverisjes së nacional-konzervatorit Nikolla Gruevski, erdhi deri te thellimi në autoritarizëm. Njerëzit që nuk kanë menduar se ndonjëherë do t’u kërkohet llogari për veprat e tyre, papritmas u përballën me akuza serioze”.  Kjo, sipas gazetës, është diçka revolucionare në Ballkan. 
 
PSP ndërkohë ka porositur një sistem të ri dëshifrimi, i cili mund të hetojë edhe 67 mijë të dhëna që vlejnë si të palexuara. Por për shumë çështje duhet të ndryshohet edhe ligji. 
 
“Ne kemi forcën dhe vendosmërinë për të luftuar korrupsionin dhe shpërdorimin e postit”, ka deklaruar zëdhënësja e PSP-së dhe një ndër prokuroret e saj, Lence Ristovska. 
 
Mandati I PSP-së skadon në qershor dhe janë të shumtë ata që vlerësojnë se stërzgjatja e seancës kontituive, nuk ka të bëjë me faktin se cila parti do të jetë në pushtet, por parlamenti bllokohet pikërisht për të mos lejuar diskutimet për zgjatjene mandatit të speciales.
 
Komunitetit ndërkombëtar këmbëngul se nevojitet vazhdimi i mandatit të PSP, pasi afati 18 mujor I dhënë në marrëveshjen e Përzhinës, ëhstë bërë në një moment kur askush nga liderët që vunë fitmat në marrëveshje, nuk ishin të vetëdijshëm se me çfarë materiali do të  ballafaqohet ky institucion. 
 
BELINDA KOKA ADEMI