Maqedoni

“Rini pa Çmenduri”, 25 % e aksidenteve në 2016, nga të rinjtë

12.04.2017 14:56

25% e aksidenteve me pasoja të rënda vitin e kaluar, janë shkaktuar nga të rinjtë deri në moshën 25 vjet...

Në aksidente trafiku  kanë humbur jetën 165 persona ,  prej tyre 25 persona kanë qenë të moshës  24 vjeç. 2039 të rinj tëp o së njejtës moshë, kanë pësuar lëndime serioze.
 
Autoritete kandë ndërmarë një fushatë të quajtur” Rini pa cmenduri” për të vetëdijësuar të rinjtë për rëndësinë e respektimit të rregullave të komuikacionit pasi vetëm kështu mund të jenë të sigurtë për jetën e tyre. Dhe organizatorët kanë vendosur të jenë të ashpër për tu treguar të rinjve pasojat.
 
“Pjesë e kampanjës është vetura e dy të rinjëve që kanë humbur jetën si pasojë e shpejtësisë së tepruar. Kjo veturë do të transportohet nëpër shkolla të mesme dhe vende tjera, që të roinjtë të shohin cfarë mund t’ju ndodh nga pakujdesia. Është cmeënduri të ngasësh makinën i dehur, apo të flasësh në telefon kur je duke vozitur. Rinisë i arsyetohen shumë gabime, por në komunikacion gabimet janë baraz me vdekje apo me aksidente që lënë pasoja të përherëshme”, tha Stojce Stamenkovski, kryetar i këshillit republikan për siguri të komunikacionit.
 
Cdo vit në botë, në aksidente trafiku humbin jetën 1.3 milion njerëz, 400 mijë prej të cilëve janë të rinj. 
 
REJHANE BUSHI METAJ