Maqedoni

Zhvillimet në kuvend, Garret: Nuk janë në shërbim të demokracisë

12.04.2017 15:10

Zhvillimet në Kuvend janë në kundërshtim me vlerat demokratike, mandje po e keqësojnë imazhin...

Zhvillimet në Kuvend janë në kundërshtim me vlerat demokratike, mandje po e keqësojnë imazhin e këtij institucioni brenda dhe jashë vendit konsideron ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni Charles Garrett.
 
“Parlamenti është thelbi i demokracisë në Maqedoni. Zhvillimet aktuale  në Parlamentin e Maqedonisë nuk u shërbejnë zhvillimeve demokratike. Ata rrënojnë kredibilitetin e këtij institucioni, brenda dhe në vendit”, shprehet ambasador i Britanisë në R.M, Charles Garrett.
 
Gjatë prezentimit të raportit për punën e kuvendit, nga asociacioni “Most” u bëtë thorrje  deputetëve që të zgjedhin sa më parë kreun e kuvendit dhe trupat kuvendore.  
 
“Kuvendi patjetër duhet ta mer rolin e saj Kushtetues si trup më i lartë ligjvënës dhe kontrollues i pushtetit ekzekutiv.Përgjegjësia, transparenca dhe kyçja e opinionit dhe palëve të interesuara duhet të jenë imperativ për përbërjen e re parlamentare”, shprehet Darko Leksov nga asociacioni “Most”. 
 
Në raportin e asociacionit “Most”, analizohet puna e kuvendit në 2016, ku dominojnë të dhënat për ligjet e propozuara nga qeveria që janë 90% e atyre të sjella në kuvend e prej të cilave 70% janë  miratuar me procedurë të shkurtër.
 
Ndërkaq nga 54 ligje të parashtruara për harmonizim me të drejtën e BE-së janë miratuar vetëm 5.
 
Projekti “Qytetarë të përfshirë për Kuvend përgjegjës dhe transparent” është zbatuar me mbështetje të ambasadës së Britanisë së Madhe në vend.
 
NAIM RAMADANI