Maqedoni
E drejta për informim, ekspertëtë: Kujdes në cënimin e privatësisë
12.04.2017 15:36
Mediat duhet të kenë kujdes gjatë informimit që të mos rrezikojnë privatësinë e individëve për të cilët informojnë...

Sipas ekspertëve, gazetarët janë të obliguar të informojnë për persona publik në momentin kur ato bëjnë shkelje ligjore, por duhet që të ruajnë edhe privatësinë e personit dhe të mos publikojnë lajme në lidhje me jetën private të të njejtit.
Eksperët thonë se duhet të gjindet balanci ndërmjet lajmeve që përbëjnë interes public dhe lajmeve që cenojnë privatësinë.
“Është aq e vështirë të përmirësohen punët, pasi të cenohet privatësia e një personi të caktuar. Gazetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për fuqinë që kanë në duart e tyre dh eta dinë se fjala e shkruar ndonjëherë vret më shumë se plumbi”, tha Natasha Pirc Musar, lideri i projektit.
“Mangësi më e madhe në kuadër të mbrojtjes të të dhënave personale në sferën mediatike në Maqedoni është ajo linjë e hollë, në mes nevojës për të informuar me kohë dhe në mënyrë relevante dhe asaj që në anën tjetër të ruhet privatësia dhe të mbrohet identiteti i individëve”, tha Lubica Pendarovska, ekspert.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA TAIB 2012, I mbështetur nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.
ERSAN PAJAZITI
