Maqedoni
Deponia “Drisla” në Shkup, Lsdm: Hetim nëse po digjen mbeturina helmuese
12.04.2017 16:25
Këshilltarët e LSDM-së në Qytetin e Shkupit kërkuan por nuk arritën të vëndosin në rend të dite...

Këshilltarët e LSDM-së në Qytetin e Shkupit kërkuan por nuk arritën të vëndosin në rend të dite, debatin për dyshimet se në deponin “Drislla” në Shkup po digjen mbeturina të dëmshme të eksportuara nga jashtë.
Nuk u diskutua as për shkarkimin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Kreu i Shkupit nuk ishte aty të sqarojë procedurën e tërësishme të emrimit të tij, pa dëshmi për diplomat përkatëse që kërkon posti i drejtorit.
“Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski do të duhet tu përgjegjet pyetjeve të qytetarëve se a është e vërtet se në deponinë “Drislla”, po grumbullohen dhe përpunohen mbeturina të eksportuara nga jashtë e që janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. I bëjmë thirrje edhe Prokurorisë Publile të marrë masa konkrete në këtë drejtim , për të sqaruar njëherë e përgjithmonë këto dyshime. Kërkojmë nga Trajanovski gjithashtu të shkarkojë drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” , për shkak të dyshimeve se i njëjti është emëruar pa dëshmi adekuate për arsim përkatës të mbaruar”, tha Dragi Davçevski, këshilltar i LSDM-së në Qytetin e Shkupit.
Në mungesë të Trajanovskit dhe vetë drejtorit të apostrofuar, mbrojtje të këtij të fundit dolën këshilltarët e VMRO-së.
“Deklaratat se a posedon ose jo diplomë adekuat ose nëse drejtori është pranuar me diplomë të shkollës së mesme, janë akoma spekulime të pavërtetuara ende nga asnjë institucion. Unë mund t’ju them se ka arsim përkatës dhe është shumë i zoti në punën që bën”, tha Slobodanka Aleksovska, këshilltare e VMRO-DPMNE-së në Qytetin e Shkupit.
Me një komunikat me shkrim Qyteti i Shkupit informoi se po punojnë duke kontrolluar insititcionet përkatëse për këtë rast.
REXHEP QAMILI
