Maqedoni

Tetove, alarm i rremëpër bombë në gjykatë, ekspertët: Aktet e para të terrorit psikologjik

12.04.2017 16:51

Alarmi i rrejshëm për bombë në Gjykatë themelor enë Tetovë, ka shqetësuar të punësuarit në këtë institucion por edhe qytetarët e Tetovës...

Avokatja Natasha Janevska në zyrën e saj ka gjetur një letër kërcënuese për një bombë që do të vendoset në Gjykatën themelore në Tetovë. Nga SPB – Tetovë kanë bërë publike përmbajtjen e letrës. 
 
“Më 13 prill do të bombardojmë  Gjykatën e Tetovës. Brënda saj  ndodhet sasi e madhe e eksplozivit. Mjaft luajtët me popullin”, thuhet në letrën që thuhet se është komunikatë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. 
 
Policia ka kontrolluar ndërtesën, por nuk ka gjetur asnjë sasi eksplozivi. Por megjithëse letra rezultoi alarm i rremë,  punonjësit që merren me vënien  në vend të drejtësisë, ndjehen të kërcënuar . Avokati Miralem Asani thotë se profesioni i tyre dhe i gjykatësve, po bëhet cdo ditë e më i vështirë
 
“Duke pasur parasysh se gjendja e sigurisë është e zbetë , ajo reflektohet edhe në profesionin tonë , mendoj se edhe tek ne ka problem në aspektin e sigurisë  dhe organet kompetente duhet që sa më shpejtë këto punë ti zgjedhin”, tha Miralem Asani, avokat.
 
Eksperti i për cështje të sigurisë sigurisë Bashkim Selmani , thotë se situata politike ka bërë që vendi të jetë edhe në një krizë sigurie të terrorit psikologjik. 
 
“Kemi të bëjmë me sigurinë e pushtetit të tretë,  gjygjësorit ... Mund të jetë rast individual mes  palës dhe gjygjtarit sepse gjithmonë gjykatat janë të rrezikuara dhe kërcënuara, ose e kundërta me të drejt ose pa të drejtë është pjesë e korrupsionit .Çdo gjë që ndodh tani e tutje, do të ketë karakter institucional dhe të krijohet frikë. Nëse qytetarët kanë frikë kanë panik nuk ndihen të sigurt kjo do të thotë se në Maqedoni janë paraqitur aktet e para të terrorit të sigurisë dhe të psikologjisë së fundit”, tha Bashkim Selmani, ekspert për çështje të sigurisë.
 
Gjithsesi organet kompetente po hetojnë me seriozitet rastin për të gjetur edhe dërguesit e letrës kërcënuese.
 
VISAR SADIKI