Maqedoni

Stevananxhija: Maqedonisë i duhet manifest dhe jo platformë; Memedi: Duhet ndryshim radikal i skemave mendore

12.04.2017 17:16

Deputetët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO DPMNE kërkojnë nga shumica e re parlamentare të hedh poshtë...

Deputetët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO DPMNE kërkojnë nga shumica e re parlamentare të hedh poshtë të ashtuquajturën Platformë të Tiranës dhe të mbështesin Manisfestin e VMRO DPMNE-së, i cili sipas tyre siguron shoqëri multietnike dhe shtet unitar.
 
Deputeti i VMRO-së, Dimitar Stevananxhija, tha se dalje nga kriza mund të sigurojnë edhe partnerët e koalicionit të kryesuar nga LSDM, nëse deklarohen kundër platformës së ashtuquajtur nga Tirana. 
 
“Maqedonisë i duhet Manifest dhe jo platformë. Ky duhet të jetë përfundimi i këtij debati. Secili nga një minutë procedurale, me një fjali se heq dorë nga “Platforma e Tiranës” do të shënohet në histori se ka dhën kontribut për të vënë në vijë të gjitha çështjet në RM”, tha Dimitar Stevananxhija, nga VMRO DPMNE.
 
Mirëpo, zgjidhjet që ofroi deputeti i VMRO DPMNE-së për të dalë nga kriza u hodhën poshtë nga deputeti i Aleancës, Vesel MEMDI, si alternativa që nuk sjellin zgjidhje. “As, zgjedhjet e reja, as distancimi nga Deklarata e përbashkët nuk janë zgjidhje, ndërsa ftesa për t’u bërë bashkë 100 deputetë maqedonas është e rrezikshme për vendin.”- tha Memedi. 
 
“Opsioni i tretë që ju ofroni që partitë e vogla etnike apo joetnike që të dalin dhe kundërshtojnë platformën apo deklaratën shqiptare, mendoj se dhe ky solucion nuk është korrekt, nuk është i drejtë dhe nuk do të ofrojë asgjë përsa i përket zgjedhjes së krizës. I nderuari kolegë Stevananxhija, ne mendojmë se solucion i vetëm për të dalë nga kriza është ndryshimi radikal i skemave mendore që i kemi krijuar në kokat tona për 26 vite pluralizëm në Maqedoni”, tha Vesel Memedi, Aleanca për Shqiptarët.
 
Debati rreth propozimit për zgjedhjen e Komisionitë për cështje të zgjedhjeve dhe emërimeve vazhdoi në të njëjtën frymë, me fjalime, replika dhe kundërreprika për cështje që nuk kanë të bëjnë me pikën që në rend dite.
 
Shumica e re parlamentare pretendon se VMRO me këtë qasje ka për qëllim të ztërzgjat seancën konstituive dhe të pamundësojë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe forminin e qeverisë nga shumica e re parlamentare.
 
SHPËTIM NUREDINI