Maqedoni

Rasti “Monstra” në duart e supremes, pala mbrojtëse shpëtimin e sheh te PPS-ja

12.04.2017 17:36

12 prilli i vitit 2012 ishte fatal për pesë persona trupat e të cilëve u gjetën pranë liqenit të Smillkovcës në Shkup...

Pesë vjet pas vrasjesë së pesëfishtë për të cilën u dënuan me burg të përjetshëm 6 shqiptarë, tek familjet e të vrarëve mbretëron pasiguri e  madhe dhe  në opinion po qarkullojnë shumë spekulime.
 
Zërat u shtuan sidomos pasi lideri I LSDM-së, Zoran Zaev publikisht tha se nga bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve, ka mësuar se të dënuarit për rastin “Monstra” janë të pafajshëm dhe se pas këti rasti qëndron një e vërtet tjetër në të cilën janë të përfshirë edhe politikanë. Gjykata me e lartë ne vend, ka caktuar séance publike për rastin “Monstra”.  
 
Nga Supremja thonë se data nuk është caktuar, por planifikohet të mbahet në pjesën e parë të Majit.  Për shkak të interesimit të madhë për këtë rast, Gjykata Supreme mendon që séancën  publike ta jep me videolidhje të drejtpërdrejt, thonë nga Gjykata Supreme.  
 
Avokati Naser Raufi shpreson që deri para mbajtjesë së seancës publike do të involvohet Prokuroria Publike Speciale pasi sipas tij,  rasti bije në kompetencë të speciales. 
 
“Jemi duke pritur, ankesat tona ka 15 muaj që janë dorzuar te gjyqi Suprem dhe kjo praktikisht është aktëgjykimi  fundit që do të jetë për këtë rast. Deri tani ne nuk kemi as një informat prej prokuroris speciale, edeh pse prokuroria ka bërë hetim për këtë rast por skemi informat dhe nuk dimë se a do të involvohet në zbardhjen e këti rasti. Deri te séance publike PPS duhet të involvohet në këtë rast, por nuk kemi ndonjë informat që PSP e ka kërkuar këtë rast. Mendojm se penges ka qenë që ligji që propozoj kjo prokurori për dëshmitarin e koduar që nuk u realizua është pengesë që nuk u involvua deri tani PPS”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës.
 
Për vrasjen e pesëfishtë në rastin “Monstra” dënim të përjetshëm me burg i është shqiptuar Alil Demirit, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
 
Vetëm i akuzuari i pestë Sejdi Rami u lirua për shkak të mospasjes së dëshmive të fuqishme për konfirmimin e fajit. Ende pritet ekstradimi nga Kosova i të akuzuarve të parë Afrim Demiri dhe Agim Ismailoviq, të cilët u dënuan në mungesë.  
 
SANIJE DURAKU