Maqedoni

Komunat pas 14 majit, qeveria ngre grup pune, kërkon zgjidhje

12.04.2017 17:57

Me kërkesë të Ministres së Pushtetit Lokal, që ekzekutivi të prononcohet se si do të funksionojnë komunat pas 14 majit...

Me kërkesë të Ministres së Pushtetit Lokal, që ekzekutivi të prononcohet se si do të funksionojnë komunat pas 14 majit, kur ligjërisht përfundojnë kompetencat e tyre, qeveria solli vendim që të krijohet një grup pune i cili do të shqyrtojë opsionet ligjore të cilat do të bëjnë të mundur që të vazhdohen kompetencat e komunave dhe këshilltarëve komunalë.
 
Kjo cështje kërkon zgjidhje të shpejtë dhe qeveria ka angazhuar ekspertë të ministrisë së pushtetit local, drejtësisë dhe përfaqësuesit e BNJVL-së, që ta gjejnë këtë zgjidhje brenda kornizës ligjore. 
 
"Në bazë të konkluzionit që dje u morr nga ana e Qeverisë u vendos që të krijohet një grup pune i cili do jetë i përbërë nga ministria e pushtetit vendor, nga ministria e Drejtësisë, nga kryetari I BNJVL, nënkryetari I BNJVL-së Nevzat Bejta të cilët do të shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme për të marrë një zgjedhje të mirëfilltë me qëllim që të ketë një vazhdimësi të këshillave aktual dhe kryetarëve të Komunave", deklaroi Ministrja e Pushtetit Lokal, Shyret Elezi.
 
"Ne si BNJVL përshëndesim vendimin e Qeverisë përmes së cilës do formohet një grup pune për zgjidhjen e kësaj situate në të cilën tani gjendet pushteti lokal.  Ne si BNJVL do marrim pjesë në mënyrë aktive në gjetjen e një zgjidhjeje se si të dilet nga kjo gjendje në të cilën ndodhet pushteti lokal", deklaroi Kryetar I BNJVL-së, Koce Trajanovski.