Botë
Shtepia e Bardhe - “Hitleri nuk përdori armë kimike?” Spicer kërkon ndjesë
12.04.2017 21:28
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer ka kërkuar ndjesë për deklaratën e tij se Adolf Hitler nuk ka përdorur armë kimike gjatë Luftës së Dytë Botërore...

“Gabimisht bërë një krahasim të papërshtatshëm dhe të pandjeshëm në lidhje me Holokaustin i cili është i pakrahasueshëm. Kërkon falje, ishte vërtëtë një gabim”
Incidenti ndodhi gjatë një konference për shtyp, ku Spicer dënoi përdorimin e armëve kimike nga Siria dhe në mbështetje të kësaj krahasoi presidentin Bashar al Assad me diktatorin më të egër në histori Adolf Hitler.
“Edhe një njeri i neveritshëm si Hitleri nuk përdori armë kimike”, tha Spicer gjatë konferencës me median.
Një gazetar më vonë i kërkoi ta sqarojë më mirë këtë deklaratë dhe Spicer tha se ai nuk iu referua dhomave të gazit të Hitlerit që vrau miliona hebrenj gjatë Holokaustit, duke shtuar se Asad po përdor gaz në qytete të tera duke vrarë të pafajshëm.
Menjeherë pas kaosit që krijoi Spicer, Shtëpia e Bardhë reagoi me një deklaratë të shkruar, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë qëllim për të minimizuar natyrën e tmerrshme të Holokaustit. Gjatë konferencës Spicer kritikoi Rusinë për mbështetjen ndaj qeverisë siriane./Oranews
