Botë
Rriten tensionet mes SHBA dhe Koresë së Veriut
12.04.2017 21:59
Tensionet në rritje mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut kanë çuar në zhvillimin e një bisede telefonike mes presidentit Donald Trump dhe homologut të tij kinez, aleatit të vetëm të vendit komunist...

Telefonata është nisur nga Presidenti Trump dhe sipas raportimit të Agjencisë Shtetërore Kineze Xinhua, presidenti Xi ka kërkuar që në zgjidhjen e situatës të përdoren mjete paqësore.
Më herët, lideri koreano-verior kërcënoi se nëse do të haset me provokimin më të vogël, atëherë vendi i tij do të përgjigjet me sulm bërthamor.
Ndërkohë tensionet u rritën edhe kur Japonia deklaroi se trupat e saj detare do t’i bashkoheshin formacionit detar amerikan, që kryesohet nga aeroplanmbajtësja Carl Vinson dhe që po i afrohet gadishullit korean.
Të shtunën, Koreja e Veriut feston 105-vjetorin e lindjes së Kim il-Sung, themeluesit të shtetit dhe gjyshit të diktatorit Kim jong-Il. Përgjatë ceremonive të mëdha ushtarake pritet që Koreja e Veriut të testojë sërish ndonjë armë bërthamore apo raketë./Tv Klan
