Botë
Sulm në Kabul, pes të vdekur
12.04.2017 19:42
Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul...

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në Kabul, ka njoftuar Ministria e Brendshme afgane. Shpërthimi ka ndodhur afër ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndërtesave të tjera qeveritare, në kohën kur mijëra punëtorë ishin duke dalë nga zyrat e tyre.
Në mesin e viktimave ka edhe civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë afgane.Grupi militant Shteti Islamik, përmes agjencisë së lajmeve Amaq, ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmuesi ka pasur për cak një post bllok policor.Më 8 mars, militantët e IS-it vranë mbi 50 persona kur sulmuan një spital ushtarak në Kabul.
