LSDM, transfer të qetë të pushtetit; VMRO-DPMNE, zgjedhjet janë rrugdalje e vetme nga kriza
LSDM edhe sot kërkoi transfer të qetë të pushtetit që të realizohen interesat e qytetarëve...

LSDM edhe sot kërkoi transfer të qetë të pushtetit që të realizohen interesat e qytetarëve, derisa VMRO-DPMNE sërish ka kërkuar zgjehdje të parakohëshme.
Në njoftimin me shkrim të LSDM-së thuhet se të gjith janë të obliguar që të mundësojnë transfer të qetë të pushtetit dhe se në periudhën e ardhëshme, shum shpejtë qytetarët do të kenë qeveri siç parasheh Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe ligjet e vendit.
Puntorët do të fitojnë rritje të pages minimale në 12 mijë denarë në vitin e pare, ndërsa ajo do të rritet deri në 16 mijë denarë në fund të mandatit të qeverisë reformatore.
Rroga mesatare do të rritet në 500 euro. do të zvoglohen shpenzimet jetësore.
Qytetarët do të paguajnë më pak për energji elektrike, pasi do të kthehet tarifa e lire ditore prej dy orësh për çdo ditë dhe gjat vikendit edhe të shtunën edhe të dielen, theksojnë nga LSDM.
Nga kjo aprti poashtu paralajmërojnë heqjen e testimit ekstern dhe pagesën e taksës radiodifuzive. Poashtu vendi do të përparojë në proceset integruese në BE dhe NATO thopnë nga LSDM.
Por VMRO-DPMNE insiston në qëndrimin se zgjedhjet e parakohëshme parlamentare janë rrugdalje e vetme nga kriza, sepse vetëm ashtu qytetarët do të mund të vendosin rreth platformës së Tiranës dhe nuk do të ndjehen të manipuluar.
Populli nuk lejon as formimin e qeverisë tiranase e as realizimin e platformës tiranase dhe nuk e interesojnë faturat e Zaevit thonë nga partia e Gruevskit.
Premtimet dhe obligimet e LSDM-së ndaj strukturave narko-mafioze që u ndihmuan në zgjedhje janë problem i tyre e jo problem i popullit, theksojnë nga VMRO nga e cila vlerësojnë se LSDM dhe Zaev kanë sjellja servile ndaj të gjith atyre që e mohojnë identitetin maqedonas.
