Gabriel, në gjermani jetojnë 350 mijë kosovarë
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel po qëndron për vizitë në Kosovë...

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel po qëndron për vizitë në Kosovë me çrast ka theksuar se lidhja mes dy vendeve është një lidhje e një miqësie shumë të gjatë.
“Në Gjermani jetojnë aktualisht 350 mijë kosovarë, pas luftës kanë qëndruar shumë kosovarë në Gjermani të cilët edhe pas kthimit të tyre i kanë shprehur miqësinë”, ka thënë Ministri Gabriel në një konferencë për media.
Ai njëherit ka thënë se Gjermania e mbështetë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së ndonëse e di se kjo nuk është një rrugë e lehtë për asnjë vend.
“Dëshirojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë, ne si Gjermani mbajmë premtimin tonë që e mbajnë hapur derën e BE-së, shteteve të Ballkanit Perëndimor ku hyn edhe Kosova”, tha minsitri gjerman, pasi ka takuar kryeministrin, Isa Mustafa.
Ky I fundit ka thënë se Gjermania ka pasur një rol të veçantë dhe i ka dhënë mbështetje të madhe Kosovës posaçërisht në zhvillimin ekonomik.
“Biseduam për shumë çështje të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit me Gjermaninë, situatën në Ballkanin Perëndimor, e falënderova për kontributin dhe rolin që po luan ky vend në proceset e Ballkanit Perëndimor dhe në botë”, tha Mustafa.
