Botë
Turqi, arrestohen 412 ekstremistë të dyshuar kurd
13.04.2017 14:05
Policia turke në disa aksione të ndara ka arrestuar 412 ekstremistë të dyshuar kurd...

Policia turke në disa aksione të ndara ka arrestuar 412 ekstremistë të dyshuar kurd, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
Aksionet janë zbatuar mbrëmë vonë në 21 provinca turke.
Ministria në kumtesë thekson se javën e kaluar në operacionet në 13 provinca janë arrestuar 131 persona, për të cilët ka ekzistuar dyshimi se janë pjesëtarë të Shtetit Islamik, transmetuan mediat amerikane.
Operacionet e policisë pasojnë një ditë pasi Partia Punëtore Kurde, e cila është e ndaluar në Turqi, e ndërmori përgjegjësinë për sulmin ndaj stacionit policor në Dijarbekir, në juglindje të vendit.
