Ekonomi
Kadastra: Interesimi për blerjen e banesave shënon
13.04.2017 14:39
Kadastra në tre muajt e parë të këtij viti shënon ulje të numrit të transaksioneve në tregun e patundshmërisë per 51,4 për qind...

Kadastra në tre muajt e parë të këtij viti shënon ulje të numrit të transaksioneve në tregun e patundshmërisë per 51,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.
Edhe pse çmimi nuk ka ndryshuar, shitja e banesave është zvogëluar pwr shkak tw ndryshimeve ligjore për regjistrimin e pronës vlersojnë nga Agjencioni për Katastër.
Lidhur me banesat, në kuartalin e parë të vitit 2017 janë regjistruar 3.030 të sapo ndërtuara të cilat nuk janë shitur, ndërsa në nivel shteti janë duke u ndërtuar 8.777 objekte te reja banesore.
“Kjo ulje e numrit të transakcioneve është kryesisht për shkak të ndryshimeve ligjore për regjistrim të pronave në tregun e pasurive të patundshme, mbingarkesës me banesa të reja, dhe cmimeve të pandryshuara edhe perkundër kushteve të këqija të tregut. Në periudhën e ardhëshme presim lëvizje më të madhe në tregun e patundshmërive ku disa banka veç më i kanë ulur kamatat për kreditë banesore si reakcion i uljes së aktiviteteve në tregun e patundshmërive”, shprehet drejtori i agjencisë për kadastër Sllavçe Tërpeski.
Me çmim më të lartë për shitje kryeson komuna e Karposhit, me 61 mijë e 163 denarë për metër katrorë.
Ndërsa çmimet në komunat e tjera të Shkupit sillen nga 45 mijë denarë deri në 54 mijë denarë për meter katrorë.
GAZMEND KURTISHI
