Botë
Më shumë se 25.000 persona në Somali janë të sëmurë nga kolera
13.04.2017 15:02
Më shumë se 25.000 persona në Somali janë prekur nga kolera, gjegjësisht diarreja akute ujore...

Më shumë se 25.000 persona në Somali janë prekur nga kolera, gjegjësisht diarreja akute ujore, ndërsa pritet që numri i të sëmurëve të dyfishohet në muajt e ardhshëm "deri në fillim të verës", kumtoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
"Shkalla e vdekshmërisë e shkaktuar nga sëmundjet për shkak të ujit të ndotur ose ushqimit në Somali tani më arrin 2,1 për qind, ndërsa vdekshmëria e shkaktuar nga kolera arrin shkallë prej 14,1 për qind në Xhubën e Mesme dhe 5,1 për qind në Bakolu", deklaroi zëdhënësi i KB-së, Jens Lerk, në takim me gazetarët.
Nga fillimi i vitit në vend janë paraqitur rreth 533 raste të vdekjes lidhur me përhapjen e epidemisë nga kolera./mia
