Maqedoni

Një gostivaras e ka humbur jetën në një aksident trafiku

13.04.2017 15:33

Një banor 60-të vjeçar i Gostivarit L.D e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur dje...

Një banor 60-të vjeçar i Gostivarit L.D e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur dje 10 minuta pas mesnate në rrugën lokale Gostivar - fshati Kunovë.
 
Siç kumtoi policia ai duke drejtuar automjetin "opel askona" me traga të Gostivarit ka dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e marra ka vdekur në vendngjarje.
 
Trupi dhe automjeti janë gjetur në orën 13.
 
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i Stacioni policorë Gostivar.
 
Me urdhër të Prokurorit Publik mbi trupin e të vdekurit është kryer autopsi./mia