Ekonomi
Festa e Pashkëve, tregëtarët të pakënaqur nga shitja e mallit
13.04.2017 16:13
Shitja nëpër tregje është e dobët, ndonëse çmimet siç thonë shitësit janë të lira. Ata ankohen se nuk ka blerës nëpër treg...

Shitja nëpër tregje është e dobët, ndonëse çmimet siç thonë shitësit janë të lira.
Ata ankohen se nuk ka blerës nëpër treg, edhe ata pak njerëz që shëtisin nëpër treg nuk kanë mundësi për të blerë, por marin vetëm gjërat elementare për jetë.
Edhe pse tani janë festat e pashkëve, kjo nuk ka ndikuar në rritjen e shitjes nëpër tregje.
“Çmimet nuk janë të larta, mirëpo shitje ka shumë pak, atmosferë feste thuajse nuk ka, popullata këtu që jertojnë këtë rrethinë janë më dobët financiarisht, edhe ashtu që për çdo ditë njejtë, domethënë nuk ka dallim nëse është ditë pazari ose se është ditë tjetër”...
“ Çmimet janë të volitshme, shitje ska pëër shakk të situatës, rrugët e bllokuara, autoblindat, helikopterët, kriza politike , krejt këto ndikonë shumë, për atë arsye edhe ska as shitje”…
“ Në dallim me vitet e kaluara, këtë vit është më dobët”…
“Papunësi e madhe, populli pa para. Çmimet janë ato që ishin prej vitit të kaluar”, shprehen shitësit.
Ndërkohë blerësit thonë se çmimet në treg nuk janë të larta por ata nuk kanë kushtet e duhura për të shpenzuar.
“Çmimet në treg janë normnal, por pa punë, skanë popullata para dhe nuk po blenë asgjë, e shikoni, ku është populli?”…
“Unë përsëri po mundem të blej diçka por dikush që nuk është nbë punë, vështirë e ka”, shprehen blerësit.
Njerëzit e anketuar nga TVM2, thonë se ndikim të madh në uljen e punës së tyre ka kriza politike, dhe kërkojnë zgjidhjen sa më të shpejtë të saj.
ERSAN PAJAZITI
