Maqedoni

Shtyhet gjykimi për Almir Aliun: Shkak, mungesa e ekspertit mjekësor

13.04.2017 16:38

Gjykata Themelore e Kumanovës ka shtyrë gjykimin kundër Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu...

Gjykata Themelore e Kumanovës ka shtyrë gjykimin kundër Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu para Shtëpisë së Shëndetit të Kumanovës.
 
Shkak për prologimin e seancës gjyqësore është mungesa e ekspertit nga Klinika e Psikoterapisë në Shkup.
 
Mjekja gjatë kohë ka qenë në pushim mjekësor dhe për shkak të kësaj ajo nuk ka mundësi të merr pjesë në seancë.
 
Në seancën e kaluar njëri nga ekspertët mjekoligjor para gjykatës ka prezantuar diagnozën psikiatrike se Boban Iliq nuk e ka kryer vrasjen me paramendim siç pretendon prokuroria.
 
Kjo është kundërshtuar nga avokatët e familjes së Aliut duke u shprehur të pakënaqur nga ekspertiza. Sipas tyre nuk janë marrë parasysh të gjitha dëshmitë e dorëzuara në Gjykatë duke kërkuar ekspertizë të re.
 
Familja e Aliut kërkon dënim maksimal për Bobanin, i cili gjykohet për veprën penale vrasje me paramendim.
 
Almiri katërvjeçar u vra më 25 qershor vitin e kaluar, për shkak të zënkës banale për pritjen në rend, në Shtëpinë e Shëndetit të Kumanovës, e cila zënkë u rrit më tepër mes babait të fëmijës dhe Bobanit.
 
Boban në përpjekje për të ikur nga sulmuesit, me veturën e tij  goditi në mur dhe e shkeli djaloshin.
 
MERAL ISMAILI