Maqedoni

Konkurisi i prokurorëve publik, peng i krizës politike

13.04.2017 16:56

Të premtën skadon afati i konkursit të shpallur nga Këshilli i Prokurorve per pranimin e 10 prokuroreve...

Të premtën skadon afati i konkursit të shpallur nga Këshilli i Prokurorve per pranimin e 10 prokuroreve, pesë prej të cilëve duhet të zgjidhen prokurore për përndjekje te krimit dhe korrupsionit në Prokurorinë Themelore të Shkupit, dy në Prokurorinë e Lartë të Shkupit,  dhe nga një prokuror ne Prokurorine Themelore te Manastirit dhe Prokurorine e Lartë e Gostivarit.
 
Nga Ky prizem, ishte edhe prononcimi I dite me pare i kreut te Këshillit të Prokurorve Petar Anevski sipas te cilit  zgjedhja e prokurorëve të rinj  eshte pamundesuar për shkak të krizes aktuale politike dhe mosformimit tese Qeverise se Qeverisë së re. 
 
“Përderisa ende nuk ka përfunduar procesi i zgjedhjeve, nuk mund të përzgjedhen prokurorët e rinj. Pas formimit të qeverisë në një kohë sa më të shpejtë do të bëhet zgjedhja e kandidatëve për vendet e lira”, ka thene  Anevski.
 
Njohësit e çështjeve juridike vlersojne  se mos-zgjidhja e prokurorëve të rinj, është rezultat i ndërhyrjes politike, sepse shihet qartë se në këtë moment partite politike masin forcat e tyre. Sipas eksperteve juridik kjo u dëshmua edhe në përgjimet e publikuara vitin e kaluar, kur zyrtarë të lartë të qeverisë merreshin vesh për emerime në gjykatat e vendit.
 
Deri në emërimin e prokurorëve të rinj, edhe pse me mandate te skaduar funksionin  prokurore do ta kryejnë prokurorët publik aktual, sipas vendimit të sjell në vitin 2009 që të gjithë prokurorët publik në Republikën e Maqedonisë të kenë mandat në afat të pacaktuar.
 
Pritet të shifet nëse nesër do të zgjidhen prokurorët e rinj, apo do të digjet konkursi, pasi që afati i fundit kohorë për emrërimin e tyre është 14 prilli.
 
SANIJE DURAKU