Maqedoni

Zhbllokimi i kuvendit: LSDM, do zhbllokojmë kuvendin, kemi strategji; VMRO, zgjedhjet, dalja e vetme nga kriza

13.04.2017 17:16

Shumica e re parlamentare edhe një herë ka ftuar koalicionin e kryesuar nga VMRO DPMNE që të zhbllokojë Kuvendin...

Shumica e re parlamentare edhe një herë ka ftuar koalicionin e kryesuar nga VMRO DPMNE që të zhbllokojë Kuvendin dhe proceset demokratike pas zgjehdjeve të dhjetorit.
 
Qëndrimi i përbashkët I 67 deputetëve të shumicës është që ta merr përgjegjsinë për zhbllokimin e të gjitha proceseve në shtet dhe kjo do të ndodh shumë shpejtë, tha deputeti i LSDM-së Lipço Nikollovski.
 
Sipas tij, shumica ka plan dhe strategji për zhbllokimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë së re, në harmoni me Kushtetutën dhe rregulloren, por plani nuk do të kumtohet përmes mediave.   
 
“Planin dhe strategjinë nuk mund ta kumtojmë përmes mediave në këtë moment, në interes të të gjitha proceseve në shtet, por ajo që do ta bëjmë është në harmoni me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Qëndrimi ynë i koordinuar është se këta 67 deputetë, përkatësisht shumica apsolute në Kuvend  do ta merr përgjegjsinë për zhbllokimin e të gjitha proceseve në shtet, zgjedhje të kryetarit të Kuvendit dhe qeveri reformuese dhe, kjo do të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur”, shprehet deputeti i LSDM-së, Lupço Nikollovski.
 
Koalicioni i kryesuar nga LSDM thekson se Qeveria e re është e nevojsme dhe VMRO DPMNE duhet të mundësojë transfer të shpejtë dhe të qetë të pushtetit, pasi siç thonë, përveç që janë bllokuar të gjitha proceset në shtet, qytetarët janë rezikuar ekonomikisht.
 
“LSDM është në anën e kundërt të popullit. LSDM sheh armik te çdokush që e do atdheun. Dalja e vetme nga kjo situatë që krmineli I LSDM-së e futi shtetin është një dhe e vetme, dhe ajo është zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Vetëm kështu qytetarët qartë do të mund të deklarohen rreth Platformës së Tiranës. Vetëm kështu qytetarët e Maqedonisë nuk do të ndjehen të mashtruar”,- thuhet në kumtesën me VMRO DPMNE-së. 
 
Seance konstituive e nisur më 30 dhjetor të vitit të kaluar ka ngecur në pikën e tretë që ka të bëjë me zgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Vazhdimi I 13 seancës është caktuar pas Pashkëve, ditën e martë.
 
SHPËTIM NUREDINI