Maqedoni
Gostivar, inaugurohet ura e re mbi lumin Vardar
13.04.2017 17:39
Në prani të qindra qytetarëve të Gostivarit, mysafirëve dhe delegacionit të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta...

Në prani të qindra qytetarëve të Gostivarit, mysafirëve dhe delegacionit të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, sot u inaugurua ura e re mbi lumin Vardar si dhe rruga e re e hapur që lidh dy pjesët e qytetit, një objekt kapital për pushtetin lokal sepse kap shumën mbi 1 milion euro.
Në fjalimin e tij para qytetarëve të pranishëm, kryetari Bejta u shpreh se dita e sodit është një ditë e veçantë për te si kryetar komune, administratën komunale dhe qytetarët e Gostivarit, sepse përurojmë një projekt të shumëpritur dhe me rëndësi të veçantë për qytetarët e Gostivarit”.
Ndërtimi i urës si dhe ndërtimi i rrugës së re bashkë me sistemin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, ndriçimit publik dhe trotuareve, kapin vlerën e përgjithshme të investimit prej mbi 1 milion euro.
Gjatësia e urës së Demokracisë, siç e kanë përgëzuar, është 42 metra, gjerësia 20 metra. Janë ndërtuar katër korsi për vetura nga 3 metra të gjera, 2 korsi shtesë për biçiklistët me gjerësi nga 1.5 metra, si dhe 2 trotuare për këmbësoret me gjerësi nga 2 metra në të dyja anët e rrugës. Ura mbështetet në 8 shtylla mbajtëse prej betoni.
Edhe rruga i ka të njëjtat performanca. Është ndërtuar sistemi i kanalizimit atmosferik, ndriçimi publik, si dhe sinjalizmi horizontal dhe vertikal.
LULZIM HAZIRI
