Maqedoni

E Enjtja e Madhe, besimtarë e krishterë përgatiten për Pashkën

13.04.2017 17:53

E Enjtja e Madhe që festohet sot nga besimtarët e krishterë, i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e tij...

Sot është edhe dita e parë e festës së Pashkës, në të cilën sipas traditës, ngjysoren vezët.
 
Vezët e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe për Pashkë, që në kohët antike ka simbolizuar jetën dhe Krishtin e Ringjallur.
 
Zakonisht vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e dielë ose në ditët në vazhdim.
 
Nga një vezë për cdo anëtar të shtëpisë dhe një vezë më shumë, që quhet veza e familjes e sipas traditës duhet ruajtur një vit të tërë. 
 
“Familja  ime  gjithmonë ngjyrosin 40 vezë në ora 5 të mengjesit.  Përgatitemi, agjerojmë dhe gjithmonë gjithë familja jemi së bashku për festën…  
 
“Kemi ngjyrosur vezët herët në mengjes. Kam ngjyrosur 5 vez, 1 për zotin 1 për shtëpinë, 1 për familje dhe 1 për biznes…
 
“Po kemi ngjyros vezë në ora 4 e gjys të mengjesit, cdo vitë këtë e bëjmë si dhe agjerojë”, shprehet qytetaret.
 
Pjesë tjetër e traditës së Pashkëve është buka e pashkës ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë, të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.
 
REJHANE BUSHI-METAJ