Botë

John McCain viziton Kosovën, të avancohet dialogu Kosovë – Serbi

13.04.2017 18:08

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese theksoi Senatori amerikan, John McCain...

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese  theksoi Senatori amerikan, John McCain para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
 
Ai gjithashtu tha se perkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është i vazhdueshëm,.McCain tha se e rendesis se pare per kosoven eshte dhe miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin  e Zi e cila do të sillte edhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe do të paraqiste një hap të rëndësishme drejt të ardhmes në BE.
 
Sa i përket transformimit te forcave te sigurise se kosoves McCain tha se ky transformim duhet te behet ne baza kushtetuese. Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në shumë fusha, sidomos në atë të luftimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, por sipas tij, përkundër të arriturave Kosova ka ende shumë punë dhe sfida por që do ta kenë mbështetjen e SHBA-ve.
 
McCain përmendi edhe nevojën e zhvillimit ekonomik, luftimin e krimit dhe korrupsionit, nevojën e sundimit të ligjit. Senatori republikan shprehu gjithashtu dhe nevojën e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi i cili eshte në interes të Kosovës, Serbisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore.
 
Ai tha se mund të imagjinohet dhimbja dhe pasojat nga lufta, por sipas tij, e vetmja zgjidhje për një të ardhme të sigurt është dialogu.
 
GAZMEND KURTISHI