Maqedoni

Sindikalistët kërkojnë ndryshime në ligjin e falimentimit

23.05.2014 17:55

Procedura falimentuese duhet të zgjasë me së shumti 90 ditë dhe këto ndryshime duhet edhe më tej të plotësohen...

Procedura falimentuese duhet të zgjasë me së shumti 90 ditë dhe këto ndryshime duhet edhe më tej të plotësohen në legjislaturën e falimentimit, thotë kryetari i Sindikatave Ekonomike të Maqedonisë, Mitko Aleksovski.
 
Zgjatja e proceseve gjyqësore të falimentimit është në dëm të ekonomisë, thotë ai.
 
Lidhja e Sindikatave Ekonomike të Maqedonisë veç më disa vite kërkon ndryshime të Ligjit për falimentim dhe kjo veç më po implementohet në procedura të caktuara falimentuese disa vite më parë. D.m.th. kërkesa jonë është që falimentimi të ketë kohëzgjatje prej maksimum 90 ditëve dhe kjo punë të mos zvarritet në labirintet gjyqësore disa vite, sepse ajo nuk është në dobi të ekonomisë, përkundrazi, është në dëm të kompanive të cilat tregojnë rezultate të mira”, deklaroi kryetari i Sindikatave Ekonomike të Maqedonisë, Mitko Aleksovski.
 
Sipas konsultantit Dejan Kostovski, problemi në procedurat e falimentimit  është se në disa raste proceset gjyqësore bllokohen për shkak se gjykatësit hetues dhe penal janë të lidhur ngushtë me masat kohore që i miratojnë gjatë procedurës.
 
“Ligji për falimentim është i qartë se askush nuk mund të miratojë masën kohore dhe të ndërpresë procedurën e falimentimit, megjithatë kemi raste të tilla në praktikë ku është shqiptuar masa kohore nga gjykatësi hetues dhe gjykatësit penal dhe ndalesë për shitjen e pronës së borxhliut, ndërkaq ndiqet organi drejtues”, tha konsultanti Dejan Kostovski.
 
Këto komente u bënë në konferencën “Ndikimi i rregullativës ligjore në aftësinë e pagimit të kompanive”, ku u diskutuan rregullativat më të reja në sferën e ekonomisë dhe u prezantuan ndryshimet e reja në legjislaturën e falimentimit dhe Ligjin për Disiplinë Financiare. Qëllimi i konferencës është të përshpejtohet pagesa e kërkesave dhe të sigurohet proces efikas gjyqësor.
 
Në debat morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, përfaqësues të Shoqatës së Biznesit, përfaqësues të Odave Ekonomike, noter, përmbarues, avokat etj.
 
FLORIJE KAMBERI