Maqedoni

Muftinia e Gostivarit, shënon ditën e lindjes së profetit Muhamed

13.04.2017 18:27

Gostivari edhe sivjet, për të 14-tën here me radhë, do të shënojë ditën e lindjes së profetit Muhamedit...

Gostivari edhe sivjet, për të 14-tën here me radhë, do të shënojë ditën e lindjes së profetit Muhamedit, ditë kjo që paraqet një ngjarje të madhe për besimtarët islam.
 Nisur nga tradita e përkujtimit të ditëlindjes së tij neper shekuj, me angazhim të drejtuesve të Muftinisë së qytetit, edhe Gostivari filloi të organizoj aktivitete për përkujtimin e jetës dhe veprës së profetit Muhamed, ndërsa nga viti 2003 edhe manifestimin tradicional “Java e Muhamedit a.s”.  Sherif Deari - referent për shkencë dhe kulturë në Muftininë e Gostivarit duke folur për organizmin e edicionit të XIV - të manifestimit, tha se gjitha aktivitetet e parapara të realizohen brenda javës përkujtuese, kanë për qëllim  të përkujtojnë ditën e pikëfillimit të ngritjes së besimit monoteist, përhapjes së drejtësisë dhe paqes në anën tjetër.
 
Në kuadër të aktiviteteve të “Javës së Muhamedit a.s”, nesër ditë e premte, fillimisht  në mesditë, nxënëse të Medresesë në sheshin e qytetit do të shpërndajnë fletushka, broshura dhe ëmbëlsira për të gjithë kalimtarët e rastit, kurse në mbrëmje ne hapësirat e sallës së vogël të Qendrës për Kulturë do të bëhet promovimi i librit “PËRHAPJA E ISLAMIT NË BALLKAN ME THEKS TË VEÇANTË NË MAQEDONI PREJ SHEK. XV-XVII / SHKAQET DHE MËNYRA E PËRHAPJES” të autorit Mr. Fehmi Ebibi – ligjërues dhe imam në Xhamitë e Negotinës së Pollogut.
 
Aktivitetet përkujtimore do të vijojnë edhe gjatë ditës së shtunë, me promovimin e albumit me ilahije SELAM” të Korit të Muftinisë së Gostivarit, ndërsa do të mbyllen me manifestimin qendror “Mirë se erdhe o Resulall-llah”, që do të mbahet të Hënën me fillim nga ora 19:30 në Palestrën sportive Rinia në Gostivar.
 
Manifestimi qendror do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin televiziv shtetëror RTM2 - Programi i Dytë në Gjuhën Shqipe.
 
LULZIM HAZIRI