Zelanda e Re, përballet me motin më të keq në 50 vitet e fundit
Pjesën veriore të Zelandës së Re e kane kapluar Shira të rrëmbyeshëm...

Pjesën veriore të Zelandës së Re e kane kapluar Shira të rrëmbyeshëm, në pritje të asaj që po quhet stuhia më e rëndë në gjenerata të tëra.banoret pergjat bregut verior kane filluar te evakuohen.
Kjo Stuhi pritet të prekë tokën në orën 19:00, sipas orës lokale, ndërkohë që zyrtarët kanë paralajmëruar për dallgë të mëdha, përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Pritet që më pas ajo të vijojë drejt jugut.Stuhia vjen pas përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga cikloni debi që goditi disa pjesë të vendit javën e kaluar.
Stuhia pritet te sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra që shkojnë deri në 150 km në orë.
Pjesët veriore të vendit janë në gjendje emergjence thuajse asgje nuk funnksionon .Shkollat dhe bizneset në ishull janë mbyllur ndërsa banorëve i është kërkuar të tregohen të kujdesshëm.. Fluturimet janë shtyrë ose anuluar.
Cikloni i formuar përreth Vanuatus të dielën, ka lëvizur drejt Kaledonisë së Re, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë, duke bërë madje që të ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë.
Një person raportohet i vdekur në Kaledoninë e Re. Ushtria e Zelandës së Re dhe shërbimet e emergjencave janë në gatishmëri.
GAZMEND KURTISHI
