Botë

Sulmi kimik, Assad: trillim i amerikanëve, pretekst për të goditur

14.04.2017 12:22

Në prononcimin e tij të parë për incidentin fatal me armë kimike, Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad...

Në prononcimin e tij të parë për incidentin fatal me armë kimike, Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka deklaruar se akuzat mbi ushtrinë siriane janë të pabazuara dhe një fabrikim i amerikanëve, pasi sipas tij, Shtetet e Bashkuara po kërkonin një pretekst për të goditur bazat ushtarake.

“Përshtypja jonë është se Perëndimi, e më kryesisht Shtetet e Bashkuara, janë si duart me dorezat me terroristët. Ata e fabrikuan të gjithë historinë në mënyrë që të kishin një pretekst për të sulmuar. Nuk ishte një sulm nga ana jonë, pasi ajo që ndodhi Kan Sheikun është një ngjarja e gjitha. Në fazën e parë, ishte shfaqja që ne pamë në rrjetet sociale, në televizione dhe në propagandën e tyre, ndërsa pjesa e dytë ishte sulmi ushtarak.”

Më tej, Assad tha se ushtria e tij nuk ka armë kimike dhe se edhe po të kishte nuk do t’i përdorte ndaj qytetarëve.

Assad u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk janë serioz në luftën kundër terrorizmit dhe se në shumë raste ka bashkëpunuar me organizata të tilla.