‘Java e shenjtë e Pashkës”, Papa u lan këmbët ish anëtarëve të mafia-s
Ashtu siç është tradita, Papa Françesku kreu ritualin e hershëm të Javës së Shenjtë...

Ai zgjodhi të vizitonte burgun e vendosur në fortesën e shekullit të XVI në Paliano, rreth 75 km në jug të Romës, vendi që mban prapa hekurave të penduarit e mafias.
Papa Françesku mbajti një meshë përpara rreth 70 të burgosurve atje.
Pjesë e shërbesës ishte dhe larja e puthja e këmbës së djathtë të 12 të dënuarve, gjest ky që kremton përulësinë e treguar nga Jezu Krishti ndaj 12 apostujve të tij natën përpara se të vdiste në kryq.
3 prej këtyre personave ishin gra që është një traditë e re e vendosur në Papatin e Franceskut, pasi larja e këmbëve është një rituar që deri tanu u rezevrohej vetëm meshkujve katolikë. Një prej të dënuarve ishte shqiptar, 10 të tjerë italianë dhe i fundit, një argjentinas nga vendlindja e Papës, i cili i pati dërguar dhe një letër Atit të Shenjtë.
Burgu i sigurise së lartë i është rezervuar thuajse tërësisht të burgosurve që njihen në Itali si bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Shumica e tyre janë ish-pjesëtarë të tre grupeve më famëkeqe të krimit të organizuar në vend, Cosa Nostra, Camorra dhe Ndrangheta.
Papa Françesku i ka dënuar me forcë grupe të tilla, pjesëtarët e të cilëve i konsideron adhurues të Djallit.
GAZMEND KURTISHI
