Besimtarë e krishterë përgatiten për Pashkën
Besimtarët katolikë dhe ortodoksë, sivjet festojnë në një ditë Pashkën, ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë...

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë, sivjet festojnë në një ditë Pashkën, ditën më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, ditën e ringjalljes së Krishtit. Përgatitjet tashmë kanë filluar.
E Enjtja e Madhe e cila u festua dje, nga besimtarët e krishterë, i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e tij.
Dita e parë e festës së Pashkës, filloi dje me ngjyrosjen edhe te vezeve, ku rtuali shkon ashtu si e parashikon tradita.
Vezët e ngjyrosura me ngjyrë të kuqe për Pashkë, që në kohët antike ka simbolizuar jetën dhe Krishtin e Ringjallur.
Zakonisht vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e dielë ose në ditët në vazhdim.
Nga një vezë për cdo anëtar të shtëpisë dhe një vezë më shumë, që quhet veza e familjes e sipas traditës duhet ruajtur një vit të tërë.
