Botë

Të paktën 24 persona e humbën jetën gjatë një shpërthimi të një kamioni cisternë në Meksik

14.04.2017 14:21

Të paktën 24 persona e humbën jetën, ndërsa nëntë u lënduan dje gjatë një shpërthimi në një kamion cisternë...

Të paktën 24 persona e humbën jetën, ndërsa nëntë u lënduan dje gjatë një shpërthimi në një kamion cisternë, i cili u përplas me një autobus në pjesën jugore të Meksikos, njoftuan autoritetet lokale.
 
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen në kufirin mes shteteve federale Gerero dhe Miçioalan, njoftoi mbrojtja civile e Gerero.
 
Aksidenti mes kamionit dhe autobusit shkaktoi shpërthim të fuqishëm. Shoferi dhe njëzetë udhëtarë në autobus e kanë humbur jetën si pasojë e djegieve të marra./mia