Holanda dhe Britania votojne per eurodepuet
Holanda dhe Britania e Madhe po mbajnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian...

Holanda dhe Britania e Madhe po mbajnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Kutitë e para të votimit u hapën në Britaninë e Madhe dhe në Holandë mëngjesin e djeshëm, të cilat startuan fillimin e katër ditëve të votimit.
Rreth 400 milionë evropian do të kenë të drejtë të zgjedhin kush do të jenë ligjvënësit e rinj në Evropë.
Në këto zgjedhje të 28 shteteve anëtare, banorët do të votojnë nga data 22 deri më 25 maj.
Po ashtu sot zgjedhjet do të zhvillohen në Irlandë dhe në Republikën Çeke, të shtunën në Letoni, Maltë, Sllovaki dhe do të vazhdojnë edhe për ditën e dytë në Republikën Çeke.
Ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve të BE-së do të votojnë të dielën, në 25 maj.
Më shumë se 400 milion njerëz votojnë në 24 gjuhë në 28 vendet anëtare të BE-së.
Bëhet e ditur nga mediat se nuk do të ketë rezultate zyrtare nga votimi i këtyre vendeve apo dhe të tjerave deri në rezultatin përfundimtar në orën 23:00 të Brukselit, ditën e diel. Votimi do të vendos se kush do të ulet në Parlamentin Evropian prej 751 vendesh.
HAMIDE IBRAHIMI
