Maqedoni
MPPS, nuk ka më strehim në konvikt: Banorët, nuk kemi ku të kthehemi
14.04.2017 15:29
79 banorë nga Hasanbegu dhe vendbanimet tjera të rrethit të Shkupit, të prekura nga përmbytjket e vitit të kaluar...

79 banorë nga Hasanbegu dhe vendbanimet tjera të rrethit të Shkupit, të prekura nga përmbytjket e vitit të kaluar, që deri tani ishin të strehuara në konviktim “Tome Stefanovski- Seniç”, prej javës së ardhshme mbeten pa strehim.
Menaxhmenti i këtij konvikti zyrtarisht mori vendimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me të cilën detyrohet në afatë sa më të shkurtur të largojnë familjet e strehuara pasi ky dikaster nuk do t’i mbuloj më shpenzimet për qendrimin e tyre.
“Dje zyrtarisht morëm vendimin e MPPS që familjet duhet ta lëshojn konviktin, por përshkak të festave kjo do të prolongohet deri ditën e martë që të njëjtit të largohen nga ky konvikt. Është një vendim i Qeverisë dhe kam obligim moral ta respektoj dhe zbatoj këtë vendim. Mendoj se ky vendim është kontradiktor sepse këta njerëz nuk kanë kushte ku të kthehen. Mendoj se është dashur së paku edhe 2 muaj të tjerë të shtyhet qendrimi i tyre në këtë konvikt derisa ti rregullojnë vendbanimet e tyre”, shprehet drejtori i konviktit“Tome Stefanovski-Seniç”, Lulzim Xhemaili.
Banorët thonë se shumë shtëpi janë akoma të pa meremetuara.
Në mesin e atyre që ende nuk e ka ku të kthehet është Fadil Rushitit me familje, i cili tashmë nuk di se ku do të qendroj pasi të del nga konvikit.
Ai thot se ka blerë tulla dhe armatur, por nuk ka arritur të grumbullojë të hollat për mjeshtër.
“Në kanë thënë të dalim prej konviktit mirëpo ne nuk kemi ku të shkojm dhe ku të kthehemi. Jemi 6 anëtarë, ndërsa shtëpia fare nuk është e rregulluar është tërësisht e pa banueshme. Të kisha pas të rregulluar nuk kishte nevoj që dikush të më largoj nga konvikti se dilja vetë prej aty se nuk është strehim për ne por për studentet. Deri tani kamë blerë tulla, armatur dhe drasa për të ndërtuar shtëpi të re mirëpo nevojitet akoma shumë para për të nisur të ndërtoj, mirëpo unë nuk kam para për këtë dhe me sa shoh unë nga java e ardhshme do të mbes në rrugë”, shprehet banori i Hasanbegut, Fadil Rushiti.
Fatin e familjes Rushiti e kanë edhe disa familje tjera në Hasanbeg.
“As unë me familjen teme nuk kemi ku të kthehemi. Jemi akoma pa shtëpi të banueshme. Deri tani nuk kam marr asnjë dëmshpërblim në të holla dhe nga java e ardhshme sigurisht që do të kërkoj mëshir që të më stregojnë të afërmit e mi”, shprehet banori i Hasanbegut.
Në vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar në rajonin Hasanbeg-Haraçinë, u përmbytën mbi 5000 shtëpi, ndrësa përveç dëmeve matriale pati edhe viktima në njerëz.
Qeveria e atëhershme pati premtuar se do të dëmshpërblehen në 100% të gjith ata që pësuan dëme, por shum familje ankohen se dëmshpërblimi ka qenë shumher më pak se dëmi që kanë pësuar, prandaj një pjesë e tyre nuk edhe aktualisht nuk kanë ku të kthehen.
REXHEP QAMILI
