Maqedoni

Gjatë festës së Pashkëve, shërbimet mjeksore punojnë 24 orë

14.04.2017 16:07

Gjatë festës së pashkëve Shërbimet e shtëpisë s’ shëndetit do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë..

Gjatë festës së pashkëve Shërbimet e shtëpisë s’ shëndetit do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë përmes pikave kujdestre gjatë natës në poliklinikat Idadia, Hasanbeg, Çair, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizarë dhe Draçevë.
 
Gjatë festave do të ketë mbulim 24-orësh nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore, ndërkaq rregullisht do të punojë edhe Shërbimi për vizitë shtëpiake.
 
“Shërbimet e shtëpisë së shëndetit në Shkup sigurojnë 24 orë m,brojtje shëndetësore përmes kujdestarisë dhe pikave kujdestare në shkup dhe rrethinë. Gjithashtu gjatyë ditëve festive edhe ndihma e shpejtë si gjithmonë ashtu do të jetë në shërbim të qytetarëve do të punon 24 orë”, shprehet mjekja. 
 
Poashtu mjekët apelojnë te qytetarët që kanë agjeruar të jenë të kujdesshëm në ushqim sidomos në konsumimin e yndyrërave. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ