Ekonomi
Kadastra, në shitje shum banesa pak blerës; Etemi, në disa komuna të Shkupit është ndërtuar shum
14.04.2017 17:00
Sektori i ndërtimtarisë në Maqedoni është në rritje nga viti në vit...

Të dhënat e Bankës Popullore, flasin se ndërtimi i banesave gjatë vitit 2002-2015 ka shënuar rritje prej 3%. Por kërkesa për blerjen e banesave, sipas Agjencionit të Kadastrës së Patundshmërive ka rënë dukshëm gjatë këtij tremujori.
Sipas tyre rreth 12000 banesa kanë mbetur pa u shitur, ndërsa çmimet vazhdojnë të mbeten të njejta.
Por afaristi Fatmir Etemi, të dhënat e Agjencionit të Kadatrës së Patundshmërive i quan të pasakta, pasi që sipas tij banesat tani shiten më shumë në bazë të parakontratave, për çka kadastra nuk ka evidencë.
“E dëgjova deklaratën e drejtorit të kadastrës, i cili tha se prej vitit të ri vetëm 51 banesa janë shitur. Unë mendoj ndryshe se nuk është ashtu, për shkak se vetëm unë kam shitur aq banesa si firmë. Kontratat në të cilat shiten banesat, nuk shiten vetëm me kontrata kryesore por shiten me parakontrata për njerëzit të cilat i blejnë me këste. Domethpënë shumica e parakontratave nuk evidentohen në kadastër dhe prandaj kadastri nuk e ka pasqyrën reale se sa banesa janë shitur në tremuijorshin e parë të vitit 2017”, shprehet afaristi Fatmir Etemi.
Etemi vlerëson se kriza politike gjithsesi ka pasur ndikim edhe në sektorin e ndërtimtarisë, por sipas tij në rajonet ku ka më pak banesa të ndërtuara ende kërkesa për të blerë banesa është e madhe.
Mungesë të kërkesës mund të ketë në lagjet ku janë ndërtuar shumë banesa.
“Mendoj se shitja e banesave është normale, posaqpërsiht në disa rajone ku ka më pak ndërtim, ndërsa disa rajone ose komuna të Shkupit, për shembull Lisiçe apo Aerodromi, Kisella Voda ku në vit janë ndërtuar mbi 200 ndërtesa normalisht se atje kërkesa e banesave është më e vogël, ndërsa në komunën e Çairit, Karposhit apo në atë të Butelit edhe në Qendër kërkesa është ende më e madhe e banesave”, shprehet afaristi Fatmir Etemi.
Sipas Entit të Statistikave pritet që porositë e përgjithshme për punë ndërtimtarie të mbeten në nivel të tremujorit paraprak, ndërkaq të rritet numri i të punësuarve në tre muajt e ardhshëm.
Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste nga sfera e ndërtimtarisë, indikatori i besimit në tremujorin e parë të vitit 2017 është rritur për 0,1 pikë procentuale në krahasim me tremujorin paraprak.
ERSAN PAJAZITI
