Maqedoni

Timonie, mesazhi i Francës zgjidhni problem në parlament

14.04.2017 17:35

Mesazhi i Francës është zgjidhni problem në Parlament në bazë të rezultateve të fundit të zgjehdjeve...

Kështu porosit ambasadori francez, Kristian Timonie, i cili njëherit theksoi se Maqedonia nuk duhet vazhdimisht tu kërkojë të tjerëve që ti zgjidhin problemet e saja, por të zgjidh problemet duke respektuar parimin e demokracisë. 
 
“Maqedonia ka përgjegjësi për paqën rajonale dhe për stabilitetin europian dhe nuk duhet ti kërkoj vazhdimisht të tjerëve që të zgjidhin problemet e saja. Këshillat që i kemi dhanë në cilsinë  e një shteti europian janë se duhet që maqedonasit respektivisht shtetasit e maqedonisë të grumbullohen që të zgjidhin problemet duke respektuar parimet e demokracisë. Kjo do të jetë një shtesë, një plus i madh për Maqedoninë në rrugën e saj drejt Europës dhe për integrimet drejt europës. Don të thotë shtetasit e këtij vendi duhet ti zgjidhin problemet e tyre së bashku në parlamet në bazë të rezultaeve të zgjedhjeve të fundit, ky është mesazhi ynë”, shprehet ambasadori i Frances në Shkup Kristian Timonie.
 
Ambasadori Timonie njëherit  tha se kriza në Maqedoni nuk mund të vazhdojë edhe një kohë të gjatë, ajo kërkon zgjidhje të shpejtë dhe Franca do të përkrahë ata që angazhohen për mbrojtjen e demokracisë. 
 
“Situata nuk mund të vazhdoj kësisoj edhe për një kohë më të gjatë dhe me të vërtetetë ne në cilësinë e shtetit francez do ti përkrahim dhe do ti mbështesim të gjithë ata të cilët janë në funksion të respektimit dhe mbrojtjes së demokracisë dhe të maturisë së duhur”, shprehet ambasadori i Frances në Shkup Kristian Timonie. 
 
Ambasadori francez, Timonie këto deklarata i bëri në Dibër, ku u prit nga kryetari i komunës, Ruzhdi Lata dhe mori pjesë në hapjen e ekspozitës, artistike të nxënësve të disa komunave me temë "Ndal diskriminimit", që u realizua me mbështetjen e Ambasadës së Francës në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë.
 
NAIM RAMADANI