Botë
Një kalimtar shpëton foshnjën që bie nga kati i dytë
23.05.2014 18:09
Ky është një moment që të ndal të rrahurat e zemrës...

Ky është një moment që të ndal të rrahurat e zemrës. Një burrë, kalimtar i rastit, kapi një bebe derisa ajo ra nga dritarja e katit të dytë në një rrugë të ngarkuar në Kinën jugore.
Kalimtari i rastit e kishte vënë re beben në dritare, pasi, si duket ai ishte ngjitur në dritare pas një stuhie në kërkim të nënës së tij. Li shihet duke vrapuar në drejtim të foshnjës me duar të zgjatura, i përkushtuar që ta shpëtojë atë.
“Nuk mendova shumë në atë kohë. Isha shumë i frikësuar se nuk do ta kapja. Disa njerëz vendosën karton në tokë për të shmangur lëndimet serioze në rast se bebja binte në tokë. Nuk ishte asgjë më shumë sesa një instinkt njerëzor”, deklaroi Li.
Mësohet se ai jeton në ndërtesën përballë banesës së foshnjës në qytetin Xiaolan, qyteti Zhongshan i provincës Guangdong.
FARIJE DAUTI-BAKIU
