LSDM, do ti zhbllokojmë proceset demokratike; VMRO-DPMNE, nuk lejon as formimin e qeverisë Tiranase
LSDM dhe VMRO-DPMNE zgjodhën edhe sot të përplasen nëpërmjet komunikatave...

LSDM dhe VMRO-DPMNE zgjodhën edhe sot të përplasen nëpërmjet komunikatave, pasi kuvendi prej dje e deri të marten do të jetë në pushim.
LSDM edhe sot u Zotua se shumica e re parlamentare e merr obligimin shumë shpejtë t’i zhbllokojë proceset demokratike dhe të zgjedh qeveri të re reformuese.
Kjo do të bëhet në pajtim me Rregulloren kuvendore, Kushtetutën dhe ligjet theksojnë socialdemokratët.
“Pritjet e shumicës së qytetarëve në Maqedoni dhe të opinionin ndërkombëtar do të realizohen, sepse kjo është rruga e vetme e drejtë për Maqedoninë. Formimi i qeverisë së re është prioritet i lartë për interesat shtetërore dhe për qytetarët”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së e cila vazhdon të insistojë për zgejdhje të parakohëshme duke përsëritur qëndrimin se nuk do të lejojë zgjiedhjen e kryeparlamentarit dhe qeverisë së re.
“Populli nuk lejon as formimin e Qeverisë tiranase dhe as realizimin e platformës tiranase. Popullit nuk i interesojnë faturat e Zaevit. Për këtë LSDM-ja është në panik. LSDM-ja është e vendosur që faturat e saj t’i paguajë me shitjen e interesave më të larta shtetërore. Për këtë populli është në këmbë. Populli po zgjohet”, thanë nga VMRO-DPMNE.
Madje deputetët e VMRO-së nuk do të largohen edhe gjat festës nga shteti nga frika se shumica e re mund të mblidhet dhe të konstituojë kuvendin.
Sipas shembullit të deputetëve, në pushim ishin edhe protestuesit e të ashtuquajturës nisma për maqedoni të pëbashkët, të cilët poashtu në vijë të njejtë me VMRO-në kundërshtojnë konstituimin e instituicioneve.
