Maqedoni
Poroj, 18 vjetori i rënies së dëshmorit Mujdin Aliu
14.04.2017 18:40
Në fsh. Poroj të Tetovës u përkujtua sot 18 vjetori i rënies heroike të Dëshmorit të kombit Mujdin Aliu...

Ai ra Dëshmor në thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptar në betejën e Koshares me 14 prill të vitit 1999 -të.
Ish komandanti I Brigadës 112 Mujdin Aliu , Hazbi Lika dhe kryetari I Shoqatës së Veteranëve të Luftës Fazli Veliu me këtë rast theksuan se Mujdin Aliu megjithse i ri në moshë nuk kurseu jetën për të çliruar Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.
“Shënojmë përvjetorin e Mujdin Aliut I cili jetën e vet e përfundoi , me heroizëm atë jetë që e tha për ne që të jetojmë më mirë që të realizojmë ëndrrat e gjithë stërgjysheve dhe gjysheve tan brez pas brezi , më qëllim që populli shqiptar një herë e përgjithmonë të shoh dritën e diellit ashtu siç kanë parë populjt e civilizuar”, shprehet Hazbi Lika ish komandant i Brigadës 112 Mujdin Aliu.
“Busti i Mujdin Aliut po qëndron dinjitoz tek sheshi I fshatit , I cili disa herë është tentuar që të rrënohet dhe me vetë mbrojtje fshatarët kanë mundur që ti largojnë hordhitë të cilët kanë dashur të nënçmon dëshmorin e atdheut”, shprehet kryetari i SHVL – UÇK-së, Fazli Veliu.
Në 18 vjetorin e rënies së dëshmorit Mujdin Aliu përveç famiuljarëve dhe bashkëluftëtarëve ishin të pranishëm edhe shumë qytetar nga të gjitha trojet etnike që kishin ardhur për të nderuar Dëshmorin e Kombit.
VISAR SADIKU
