Botë

Rusia, Siria dhe Irani: Kritika Uashingtonit për bombardimin në Siri

14.04.2017 19:35

Rusia, Siria dhe Irani, kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër lansimit të sulmeve të reja në Siri...

Rusia, Siria dhe Irani, kanë kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër lansimit të sulmeve të reja në Siri dhe kanë kërkuar hetim ndërkombëtar lidhur me sulmin kimik.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, i cili ishte mikpritës i kolegëve nga Irani dhe Siria, në një takim trepalësh në Moskë, vlerësoi se sulmi ajror amerikan i javës së kaluar kundër një baze ushtarake siriane, ishte “shkelje flagrante” e së drejtës ndërkombëtare dhe ka tërhequr vërejtjen se ndonjë aksion i tillë i mëtejshëm do të ketë “pasoja të rënda jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për atë globale”.

Ministri i jashtëm sirian, Walid Moallem, tha se takimi ka dërguar “mesazh të fuqishëm” për Uashingtonin, ndërsa iraniani, Mohammad Javad Zarif, ka theksuar se pjesëmarrësit kanë tërhequr vërejtjen se çfarëdo aksioni i njëanshëm nga Shtetet e Bashkuara është i papranueshëm.

Uashingtoni e ka fajësuar qeverinë e Sirisë për lansimin e sulmit kimik vdekjeprurës në Kan Sheikoun, më 4 prill, nga i cili janë vrarë më se 80 vetë, dhe Shtëpia e Bardhë është përgjigjur me sulm raketor ndaj një baze ajrore siriane.

Moska dhe Damsaku thonë se viktimat ishin vrarë nga gazi helmues, që ishte liruar nga një depo e kryengritësve dhe kanë tër hequr vërejtjen kundër fajësimit të Sirisë pa u kryer një hetim ndërkombëtar.

Rusia ishte mbështetësi më i rëndësishëm i presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe është involvuar në operacione ushtarake në favor të qeverisë së Assadit, prej shtatorit të vitit 2015.