Maqedoni
Solidariteti në vepër, familja Kurtishi nga Hotël me shtëpi të re
15.04.2017 12:33
Jeta ndonjeherë buzëqesh edhe aty ku skamja dhe varferia vënë vulën e saj të shemtuar….

Kështu ndodhi edhe në familjen Kurtishi. Valdetja dhe 2 femijet e saj te cilet belbezonin mes trishtimit dhe skamjes në një shtëpi pa kushte për jetë, përmes publikimit të historisë në “Lot dhe Gëzim” u këthye në mitin e shpresës për familjet e varfëra.
TVM2 në bashkëpunim me donatorë dhe dashamirë të shumtë për të ndihmuar bëri të mundur që ëndërrat e dy femijeve të bëhen realitet. Familja Kurtishi tashme të gëzojë shtëpinë e cila akoma e pa perfuanduar garanton një kulm të sigurtë mbi kokë.
“As nuk e kam kujtuar hic, tash edhe nese ma mbaron dikush ma mbaron 1 dhome 2, kaq jo, por Zoti e ka shkruajtur keshtu ma ndertuan kaq te madhe, shume faleminderit jam shume e gezuar, do jem mirenjohese gjithe jeten”, tha Valdeta Kurtishi.
Edhe pse realitet, akoma atyre ju duket e pabesueshme që kjo është shtëpia ku do të jetojnë, ambientet e familjes Kurtishi tashmë janë të dedikuara dhe cdo hapësire ka rëndësine e saj.
“Sjan ndalur hic njerezit ne telefon, falemimderit, qe na kane gezuar shume deri ketu, kjo eshte shtepia e Suejbit, ketu ka dy dhoma, kjo eshte banjoja, gjithashtu edhe larte kemi, njerezit flasin shume shtepi te madhe po cfare te bej moter, keshtu na e kane ndertuar, ne vet se kemi ndertuar”, shtoi zonja Kurtishi.
Duhet kujtuar dhe mbajtur mënd, të jemi mirenjohës për te gjitha ato që kemi dhe për mundësitë që na janë dhënë.
Fundja me rëndësi është vetëm satisfaksioni për të parë buzqeshjen në fytyrat e femijeve, gjitha përjetimet e tjera mund të shumëzohen me zero.
HAMIDE IBRAHIMI
