Maqedoni
Nxënësit për provimin e maturës: Vlerësim jo i drejtë i diturisë së fituar për 4 vjet
15.04.2017 12:58
Provimi i maturës tek maturantët ka krijuar një llojë frige edhe pse kanë filluar me përgaditjet ata janë të mendimit se provimi I maturës është me teper një rëndim psikologjik...

Maturantët thone per TVM2 qe ne rast te mosdhenies se provimit te matures, rrezikojne te drejten e regjistrimit ne fakultet.
Dhe sipas tyre vleresimi per diturine te cilen nxenesi e ka fituar brenda 4 vitesh shkollim per nje periudhe te shkurter, vetem permes nje provimi, nuk eshte e drejte, sepse vete momenti I kushtezimit qe pa kete provim nuk do tem und te vazhdojme shkollimin siperore, shkakton stress dhe shqetesim, dhe kjo drejperdrejte ndikon ne dekoncentrim.
“Përgaditjet vec më kanë filluar, shpresojmë se do të rezultojmë me një testim të sukseshëm. Por testimi I maturës mundë të them se është një rifeskim I asaj që e kemi mësuar por nuk mundë të them se 100% mund të vlerësohet ata që e kemi mësuar brenda 4 viteve”…
“2 orë janë shumë pak që një nxënës të vlerësohet gjithë ato mësimet që I kemi mësuar 4 vite , besoj që për gjeneratat e ardhshme duhet sa do pak te ketë ndryshime . Por testimi i matures ka gabime dhe shpresojmë se do të përmisohen”, thanë nxënësit nga shkolla e mesme “Arseni Jovkov”.
“Kjo është shumë me keq se testimi ekstern sepse ajo është bredna vitit ndersa provimi maturës përfshijnë gjithë materialin që kemi mësuar për 4 vite është shumë. Kjo ndikon edhe gjatë regjistrimit ne fakultet dhe kjo ndikon shume mendojmë se si do te kalojme dhe kjo me të vërtet është trishtim”..
“Provimi maturës është një rëndim psiqik sepse ne e kemi kohën që duhet të vendosim për shumë vendime që duhet ti marrim ne jetë Në fakultetin unë që dua të vazhdoj kam provim pranues, dhe kriteriumet janë mjaftë të larta dhe këto nota do të ndikojnë ne fundë . ne nuk kemi kohë që të fokusohemi në drejtimet ne fakultet që duam ti vazhdojmë dhe njëher ne duhet ti kryejmë këto teste dhe shumë pak do të na ngelet që të ushtrojmë për fakultet”, thanë nxënësit e gjimnazit “Zef Lush Marku”.
“Po ja kemi filluar me përgaditjet së pari e kemi testimin ne gjuhen shqipe pastaj në gjuhen angleze ne lëndën e biznesit dhe në fundë në lëndën profesionale opticën e syrit”...
“Tani ne prag kemi provimet e maturës , normal jemi të emocionuar por gjithmon a do të jetë kjo mënyra adekuate për 4 vite të testohemi brenda 2 orëve nuk është dhe shumë e logjikshme. Ne si nxënës do të japim maksimumin dhe ata do të jenë sa më të realët”...
“Sigurisht jemi të stresuar , sepse ka pasoja nese nuk e kalojmë provimin si për shembul,l ne mundë të humbasim 1 vit nese nuk e kalojmë nuk mund të regjistrohemi në fakultet”,thanë nxënësit e “Marija Kiri Skllodovska”.
Provimi i maturës si cdo vit fillon me gjuhën amtare dhe këtë vitë fillon me 27 maj , ndërsa në matematik dhe gjuhe angleze testimi do të mbahet me 10 qershor. Me 13 qeroshor testimet o te mbahen ne lenden e fizikës, kimise, biologjise, biznesit, histories dhe filozofise.
REJHANE BUSHI METAJ
