Maqedoni
Zhbllokimi i kuvendit, Ramadani: Shumica parlamentare të mblidhet dhe merr kuvendin; Selmani: Për shtyerje, përgjegjësia bie mbi LSDM-në
15.04.2017 13:29
Shumica parlamentare e kryesuar nga LSDM do të duhet që të mblidhen në kuvend dhe të marrin drejtimin e këtij institucioni për të zhbllokuar situatën, vlerësojnë analistët e vendit...

Sipas Ismet Ramadanit këtë e mundëson vetë rregullorja e Kuvendit me emrimin e kryetarit të ri nga vetë shumica parlamentare për të vazhduar më tej me proceset demokratike në vend.
“Ata duhet të shfrytëzojnë në parlament njërën nga sallat, edhe ekzistojnë kushte që të mblidhen si shumicë dhe të zgjedhin kryetarin e parlamentit dhe pastaj të vazhdojë procesi duke vazhduar bisedimet për të formuar qeverinë…… Rregullorja këtë e lejon sepse shumica parlamentare nuk do të punojë jashtë rregullores dmth me një propozim të cilin do ta japin ata të udhëhequr mbledhjen më I vjetri nga deputetët…. Do të propozohet kandidati për kryetar parlamenti nga 20 deputetë edhe ashtu është I propozuar dhe do të zgjidhet dhe pastaj ai do të jetë kryetar legjitim I parlamentit”, tha Ismet Ramadani, analist politik.
Edhe profesori universitar Bashkim Selmani thotë se LSDM do të duhet të marrë pushtetin në të kundërtën do të mbartin përgjegjësinë për pasojat e paralajmëruara.
“Në këtë rast LSDM mund të krijojë një rrethanë tjetër dhe të marrë pushtetin në formën legjitime paramarparasysh se cila do të jetë hapësira a është kuvendi apo në ndonjë rrethanë tjetër, pra janë dy mënyrat, LSDM ka legjitimitet juridik mirpo gjendja faktike është e kundërt nga ajo që po e mban peng VMRO. Tani çdo gjë që mund të nodh tani e tutje, përgjegjëse do të jetë shumica parlamentare e cila nuk ka guximin për të realizuar dhe marrë dhe vënë në funksion juridik pushtetin”, tha Bashkim Selmani, analist politik.
Sipas analistëve çdo tentim për ti marrë kompetencën kryetarit legjitim të parlamentit do të cilësohet si një puç dhe dhunë ndaj demokracisë të cilën pasatj fuqishëm do ta dënojnë me masa konkrete të gjitha fuqitë perëndimore.
Nga LSDM ditë më parë premtuan se shumica e re shumë shpejtë do ti zhbllokojë proceset demokratike në pajtim me rregulloren, kushtetutën dhe ligjet, por deri më tani asgjë konkrete për ti dhënë fund debatit maratonik në kuvend.
MERAL ISMAILI
