Maqedoni
“50 vjet flasim shqip”, TVM2, gjysëm shekulli në shërbim të shikuesve
15.04.2017 14:02
Prilli është muaji kur TVM 2 feston gjysëm shekulli punë...

Një gjysëm shekulli plot sfida e peripeci, por gjithnjë me një qëllim të vetëm, atë që fjala shqipe të dëgjohet fuqishëm në servisin publik. Informimi dhe edukimi janë dy misionet tona parësore. Nga një kronikë televizive 50 vjet më parë, tashmë program në gjuhën shqipe, është në një kanal më vete që funksionon në kuadër të RTM-së.
Padyshim që programi informativ, për shkak të natyrës, është pjesa më e rëndësishme dhe më e ngarkuar me pnunë në TVM 2, me redaksitë e lajmeve, aktualitetit, ekonomisë dhe sportit.
“Në programin informativ nuk ekzistojnë festa apo pushime, ne jemi gjithnjë në vlugun e punës sepse shikuesi pret para ekranit pasqyrën e ndodhive të ditës . Gjithë ky mund angazhim e lodhje, kur marim ndonjë lëvdatë se kemi qenë korrekt, me informacione të besueshme e në kohë, ajo është dhurata jonë më e madhe që e marrim nga shikuesit”, tha Fatos Musliu, redaktor i programit informativ.
TVM 2 është i vetmi televizion në gjuhën shqipe në Maqedoni, me një redaksi të vecantë kushtuar pikërisht dokumentarëve. Në 50 vjet, dokumentaristët e TVM2, zbuluan dhe prezentuan historinë jo vetëm të shqiptarëve të Maqedonisë por kudo ku shqiptarët jetojnë. Shqiptarët e Ukrainës, arbëreshët në Itali, shqiptarët në Turqi, Rumani, Australi e Amerikë, dhe më e rëndësishmja, ishin pikërisht dokumentaristët e shquar, fillimisht I ndjeri Sefer Mulsiu e më pas edhe dokumentaristi Alush Kamberi, ata që prezentuan të parët shqiptarët ortodoksë të Rekës, duke hapur kështu një faqe të re në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe tradita vazhdon edhe sot.
“Pjesë shumë e rëndësishme, është prodhimi I dokumentareve. TVM 2 e ka pasur të vecantë prodhimin e dokumentareve dhe ata që ishin para nesh, kanë bërë një puë jashtëzakonisht të madhe. Jo vetëm që kanë bërë dokumentare me tema të jashtëzakonshme, por kanë marrë edhe cmime ndërkombëtare…Kjo është detyra e televizionit publik, ne paguhemi me taksat e qytetarëve dhe ky program nuk është komercial, pjesa e filmit dhe dokumentarit, është një lloj identiteti që nuk e bëjnë televizionet e tjera”, Merita Çoçoli-Sali, redaktore e programit të dokumentarit filmit dhe teatrit.
Një ndër programet shumë të rëndësishme në TVM2, është edhe ai i kulturës. Redaktori përgjegjës I këtij program, Avni Qahili, thotë se në këto 50 vite, programit në gjuhën shqipe pranë Servisit publik, nuk I kanë munguar emisionet muzikore, por kërkesat e kohës imponojnë shumë formate të reja kulturore dhe zbavitëse, për të cilat idetë nuk mungojnë. Por edhe përkundër punës që bëhet cdo ditë me të punësuarit aktual, për të ofruar emisione kulturore dhe argëtuese, këtij programi I nevojiten punësime të reja.
“Ky program ka qenë 15 minuta, vetëm kronikë televizive. Kanë qenë më pak njerëz, por konkurenca ka qenë më e madhe. ..Kemi nevojë për kuadër, por mendoj që edhe kështu sa jemi deri tani, ne arrijmë ti plotësojmë minimum kërkesat e shikuesve tanë, sepse kemi shumë emisione , duke filluar nga top listat, emisionet kulturore dhe shout, por kemi nevojë për kuadër sepse ky servis ka nevojë për emisione të reja dhe për fytyra të reja”, Avni Qahili, redaktor i programit kulturor dhe zvabitës- TVM2.
Edhe përkundër punës 50 vjecare tashmë , për të qenë servis i qytetarëve, kryeredaktorja e TVM 2 thotë se nuk duhet vetëm punë, por duhet përkushtim maksimal për të merituar besimin e spektatorëve besnik të servisit në gjuhën shqipe.
“Ne kemi përgjegjësi ndaj shikuesve. Ata na japin besimin, në momentin që e kthejnë telekomandën në numrin 2 dhe ky besim duhet të meritohet. A kemi bërë sa duhet për ta merituar? Ka njerëz që kanë bërë e ka të tillë që nuk bëjnë asgjë për ta merituar këtë besim, por unë shpresoj që të gjithë të marim atë elan që na jep dashuria e spektatorëve tanë dhe ta përkthejmë në emisione të mira për ta merituar atë mesazh që ne japim për momentin e që është “50 vjet flasim shqip”. Ne flasim shqip 50 vjet, por duhet të jenë vite të merituara dhe ne ende punojmë që të meritojmë këtë besim”, tha Migena Gorenca, kryeredaktore e TVM2.
Shumë emisione janë krijuar dhe vazhdojnë të krijohen cdo ditë në TVM2. Emisionet debative, seriale filmikë, përalla popullore, dokumentarë të rinj, shou programe e emisione zbavitëse, emisione për fëmijë, emisione ekonomike, sociale, arsimore e shëndetësore, janë vetëm një pjesë e oferës në gjuhën shqipe të servisit publik.
TVM 2 shpreson që shumë shpejt, në këtë 50 vjetor të ekzistimit, të festojë edhe programin e tërësishëm prej 24 orësh, që do të përmbushte ëndrrën e të gjithë atyre që kontribuan që ne të festojmë, gjysëm shekulli punë në shërbim të qytetarëve.
BELINDA KOKA ADEMI
