Maqedoni
Subvencione për kooperativat bujqësore, sot skadon afati për dorëzimin e kërkesave
15.04.2017 12:17
Afati për pashtrim të kërkesës për themelimin dhe punë të kooperativave bujqësore, do të zgjatë deri sot...

Në vitin e parë të themelimit kooperativat kanë të drejtë për drejtorin dhe një agronom apo veterinar të kërkojnë subvencione në vlerë prej një rroge mesatare mujore.
Subvencionet për polisat e sigurisë për kooperativat janë më të larta dhe paraqesin prej 70-80%, varësisht nga madhësia e kooperativës, por jo më shumë se tre milionë denarë në vit.
Kërkesat parashtrohen çdo tre muaj, ndërsa afati i parë është deri më 15 prill 2017. Deri më tani janë regjistruar 29 kooperativa bujqësore.
